Një prej të ftuarve në emisionin “E ardhmja është vajzë” ishte stilisti i njohur Niko Komani. Gjatë emisionit, Niko u përlot kur moderatorja Ermira Çausholli i tha se një djalë është kaq i mirë dhe e ka mamanë shumë të mirë.
Niko u shpreh se ka një lidhje shumë të fortë me mamanë, të cilën e konsideron edhe si motër dhe mikeshën e tij më të mirë.
“Do doja të falenderoja mamanë time që është krahu im, se unë jam fëmijë i vetëm dhe e kam trajtuar gjithmonë si motër, si shoqe. Emocionohem shumë kur flas për të. E dua pafund.
Jam shumë i lumtur që jam djali i Gabrielës. Edhe pse them ndonjëherë dua që fëmija im i parë të jetë djalë, mendoj se nuk do ketë kurrë lidhjen që kam unë me mamanë time.
Jam shumë i lumtur të flisja për të në një emision të tillë, dedikuar gjinisë së bukur”, u shpreh Niko i emocionuar.