Ditën e sotme në ‘Përputhen’ u transmetua takimi mes Mevlanit dhe Ledjanës. Mevlani i dedikoi një këngë konkurrentes, në të cilën thuhej  “Vjen si rreze drite në sytë e mi, Ledjana e bukur sikur zana, shikimin edhe zemrën te ti e ndala.”

Ky gjest kaq romantik nga ana e Mevlanit nuk u prit aspak mirë nga Melisa. “Sindin e surprizove me lule dhe arush, Ledjanën me këngë, Melisën zgjodhe ta përpl asësh pas mullari për ta surprizuar? Në këto momente Melisa të hedh poshtë Mevlan”, I tha ajo.

“Nuk është për dhurata materiale apo për këngë. Shoh thjesht mënyrën se si sillet Mevlani kundrejt meje dhe e vetmja gjë që ka pasur ai kundrejt meje janë fjalë. Për fjalë flas vetë sa nuk më mbyllet motorri”, shtoi ajo.

E pyetur nga Bora Zemani, Melisa pranoi se është shumë e lën duar.