Këtë të hënë, mjeku Tritan Kalo është vaksinuar ndaj Koronavirusit. Pas vaksinimit, ai ka dhënë një intervistë në “Open” (në Top Channel), ku është shprehur se nuk ka asnjë pro blem dhe ndihet shumë mirë.
“Asnjë pro blem, unë kam bërë vaksina të ndryshme edhe për së mundje më të rre zikshme se COVID. Kam punuar në vende të ndryshme dhe kam bërë vaksinë edhe për Ebola-n. Në fund të vaksinimit merrnim një stik që tregonte që ishim vaksinuar. Unë e vura në ballë që të tregoja se isha vaksinuar dhe të mos kishin frikë. Teoritë konspirative nuk kanë asnjë baze reale dhe është një llojë ndalimi që duan t’i bëjnë imunizimit të popullatës. Ne që rre zikojmë jetën pranë të sëm urëve, jemi të aftë të rre zikojmë edhe jetën për të marrë vaksinën. Duhet të vazhdojmë të mos neglizhojmë masat që kemi vendosur. Vaksina është një produkt jo i dëmshëm nëse aplikohet në kushte të përshtatshme”, është shprehur Kalo.