Rezart Veleshnja dhe Visjan Ukcenaj përballë njëri-tjetrit në sfidën “Shiko kush përgjigjet” u treguan shumë të sinqertë mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”.

Të pyetur se kush është aktori më i mbivlerësuar, Rezarti i habiti të gjithë me përgjigjen. Ai tha emrin e kolegut të tij në “Portokalli”, Gaz Pajën.

“Për mua Gaz Paja ngaqë është pjesë e politikës. E mbivlerësojnë se është pjesë e politikës. Politika ka pasur gjithmonë emër të pisët dhe kërkon ta pastrojë emrin e saj me figura të artit, të cilët kanë emra të pastër. Dhe në kohën që na duhet, kë kemi diçka të pastër? Kemi aktorin. Le të marrim Gazin. Në këtë rast edhe e mbivlerësojnë se duhet ta shpërblejnë”, tha Rezarti.