Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në Shkodër dhe Lezhë për të parë situatën e përmb ytjeve, ndërsa në llogarinë e tij të “Facebook”, përmes propagandës që bën me videot që publikon, ka përsëritur deri në lodhje se “ka rënë dy herë më shumë shi se në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga PD, por ka pasur dëme më pak”. Me aq zell e ka marrë “sqarimin” e situatës sa u ka kthyer përgjigje personalisht edhe disa kritikëve përmes llogarisë së tij të “Facebook”.

Më poshtë janë disa nga replikat.

Qytetari nr.1: Opo të gënjyer që bëni kur të arrijnë prurjet mbi 8 metra do i shofim investimet tuaja jo me një pikë ujë edhe u duket kushedi se çfarë SHTET ORDINER.

Edi Rama: Një pikë uji sipas teje sepse nuk u përmbytem si dikur prandaj, por me kete pike uji dikur behej nami ndersa sot jo, asgje! Prandaj ti mos u merzit pse nuk u be nami, se edhe nami te behej nuk fiton PD-ja prapëseprapë.

Qytetari nr.2: Per ca flet ti akoma kur gjith shqiperia nen uj akoma ju vazhdoni terr terr tpapam jeni o shok shkoni rregulloni gjonat.

Edi Rama: Ku eshte e gjithe Shqiperia nen uje ku apo jane filma multiplikative keto qe sheh me sy! Hapi syte dhe shiko, lexo, meso, kupto, qe mos flasesh pa lidhje e mos leshosh pasthirrma fyese!

Qytetari nr.3: S’erdhi Vjosa siç duhej që vetëm merita vetes i jep po skapi urën në permet nuk quhet përm bytje po se di urën pyet kumbaron se ajo i ka qef urat të të thot.

Edi Rama: Aq sa erdhi ka ardhur kur ka permbytur dynjane xhan, keshtu qe mos u merzit pse nuk u be keq puna, sepse nuk fiton PD-ja edhe sikur te puthet qielli me token.

Por, nuk kanë qenë vetëm këto replikat e Edi Ramës. Kryeministri i ka replikuar në këtë mënyrë të gjithë qytetarëve që kanë folur në lidhje me përmb ytjet.