Dy ditë më parë kantautori i njohur Kujtim Prodani ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare. Ai ishte infektuar me Koronavirus. Mbrëmjen e sotme, moderatori Arian Çani e nisi emisionin me një homazh ndaj tij.

“Është momenti që të bëjmë një homazh për një artist, i cili dukej se rrinte në periferi, por të gjithë kolegët e tij e donin shumë. Një djalë, të cilit i vd iq e ëma që e deshi aq shumë, Anita Take e famshme. I vd iq para ca kohe. Erdhi këtu e qamë në një farë mënyre të ëmën. Na iku dhe Kujto i shkretë. Gjithë dynjaja në rrjetet sociale ishte dëshpëruar shumë nga Kujtimi. Ishte njeri shumë i mirë, vinte shumë shpesh tek unë. Vinte 12 minuta Agron, bënte promovimin e klipit. Kishte një delikatesë edhe pse kishte një trup të madh. Iku, e hëngri Covid-i. Ja çfarë ka thënë dhe ky është homazhi im për sonte për Kujtimin dhe gjithë miqtë e Kujtimit dhe ju që e keni dashur shumë. Ja çka thënë në këtë studio Kujtim Prodani pak javë më parë”, tha moderatori.

Në mars të vitit 2020, Prodani ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Ai iu dha një mesazh qytetarëve në lidhje me Koronavirusin.

Pjesë nga biseda e javëve më parë: 

Kujtim Prodani: Do ikim të gjithë nga kjo botë, do iki dhe unë.

Arian Çani: Mund të ikim dhe ne nga Corona.

Kujtim Prodani: Jo atë s’e besoj, më lër të bëj ca albume të tjera se nuk ka. Po pashë te e kuqja unë impresionohem. Të dashur miq do ta kalojmë dhe këtë, ju uroj të keni durim, por do kalojë se s’ka si të kalojë ndryshe. Boll deri këtu. Hej mik, nuk e lashë kollaj deri në fund, bëni ku jdes, kuj desin për shëndetin tuaj që kjo këngë të këndohet sa më rrallë.