Visar Bici, i lindur në Bulqizë dhe me banim në Durrës ishte vi ktima më e re e koro navirusit gjatë 24 orëve të fundit.

Abcnews.al mëson se i riu ishte i shtruar prej pak ditësh në spi talin Infe ktiv, ku edhe ndërroi jetë pasditën e datës 7 janar.

Mësohet se i riu kishte së mundje të tjera shoqëruese dhe siç mëson abcnews.al ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 të mbrëmjes në sp ital.

Burime bëjnë me dije se i riu ishte në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri me familje, por një përkeqësim i beftë i situatës ka bërë që të dërgohet urgj entisht në spi tal duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, më datë 7 janar.

Bici ndejti vetëm pak ditë i shtruar pasi komplikacionet e shkaktuara nga koronavirusi, në një terren ku trupi vuante nga sëm undje të tjera shoqëruese, bënë që ai të mos mund t’ia dilte më tej.

Krahas 7 të vde kurve, ku mes tyre ishte edhe 21-vjeçari Visar Bici, gjatë ditës së sotme u rap ortuane dhe 673 raste të reja me koronavirus ku spikasin Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur