Një tjetër ndarje duket se ka ndodhur në showbizin shqiptar e këtë herë bëhet fjalë për reperin e njohur nga Kosova, Samir Selimi, i njohur me emrin e skenës S4MM.

Po përflitet se Samir është ndarë nga partnerja e tij Filis, pasi çifti e kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë çdo foto të tyre të përbashkët.

Megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve sepse kjo mund të jetë edhe thjesht një krizë në çift.

Samir dhe Filis u kurorëzuan në martesë në tetor të vitit që lamë pas.