Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Sindi nuk i mbajti dot lotët teksa fliste për katër vitet e shkollimit në Bukuresht. Ajo tha se ka kaluar shumë vështirësi, prandaj dhe ndihet krenare për veten.
“Atë pjesën e shkollimit nuk di pse të gjithë e përmendin sikur unë dua të ul të tjerët. Kur unë nuk e kam bërë asnjëherë. Unë thjesht ndihem krenare për shkollimin që unë kam bërë dhe për të gjitha sakrificat…ndjesë se jam shumë e emocionuar. Ju nuk e dini çdo të thotë të përballojë një femër e vetme….4 vite unë kam pasur sakrifica dhe ti si emigrant duhet të më kuptosh më mirë se tjerët.
Fakti që ti e përmend sikur unë të shes mend për dy pare shkollë që unë kam bërë, vetëm se unë jam krenare. Unë ndihem krenare sepse jam larguar 18-vjeç nga shtëpia, për një jetë më të mirë dhe në ato katër vite unë kam sakrifikuar aq shumë, kohën time, qoftë dhe të përjetoja një dashuri, ju të tjerët mbase e keni pasur mundësinë…nuk ishte zgjedhja ime kur unë duhet të punoja nga mëngjesi deri në darkë, për të siguruar jetesën time dhe për të mos i rënë në qafë familjes time”, rrëfeu konkurrentja.
Teksa Sindi fliste e emocionuar dhe mes lotësh, Melisa i dhuroi një përqafim në formë mbështetjeje. Dy vajzat janë grindur shpesh me njëra-tjetrën, madje nuk i kanë kursyer ofendimit. Megjithatë, përgjatë puntatave të fundit gjërat mes tyre janë qetësuar.