Robert dhe Patris Berisha ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Abc News për të festuar ardhjen e 2021.
Ata janë vendosur përballë shumë situatave dhe një ndër to ishte që Roberti u kthye në rolin e intervistuesit dhe përballë kishte Nora Istrefin, ish-gruan e tij, për ta marrë në intervistë, kjo e fundit e improvizuar nga Jonida Shehu.
“Pyetja që do të jetë kulmi i intervistës tënde me Norën”, e pyeti Jonida Shehu.
Robert Berisha: A je pishman që jemi nda? Hë moj Nora fol tash
Jonida Shehu (në rolin e Nora Istrefit): Jam shumë pishman Robert. A mund të bashkohemi?
Robert Berisha: Tash është vonë për fatin tonë. Lamtumirë përgjithmonë.
Ai ka lënë të kuptohet se i kanë dhënë fund një herë e mirë dhe nuk do të riktheheshin as nëse Nora do i kërkonte një rikthim.