Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca ka përgatitur një puntatë speciale në “Shiko kush luan” mbrëmjen e sotme. Surpriza e kësaj puntate është një intervistë dhe performancë ekskluzive nga vetë Luana.
Si asnjëherë më parë, ajo ka vendosur të flasë hapur rreth jetës së saj private. Luana ka pranuar për herë të parë se është dashuruar dhe këtë e ka zbuluar me videon promo të emisionit.
Tashmë dihet se Luana është e lidhur me Krenarin, mirëpo deri më sot ajo nuk kishte pranuar asgjë.