Duke filluar nga 1 janari 2021, pra sot, ush tria turke do të marrë Kom andën e Forcës së Gatishmërisë së Lartë të Aleancës. Menjëherë ky shtet do të vendosë mijëra ush tarë në gatishmëri. Turqia e merr përsipër drejtimin e kësaj fo rce nga Polonia thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në këtë komandë, e cila është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të shërbejnë afërsisht 4 200 trupa nën Komandën e Brigadës së 66-të të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë dhe gjithsej 6 400 ushtarë, përfshirë njësi nga Shqipëria, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, BM dhe SHBA.

NATO ka vlerësuar “investimet thelbësore” të Turqisë për njësinë e Aleancës, “veçanërisht në planifikimin e kërkesave logjistike dhe m unicionit”. Sipas NATO-s modelet më të fundit të automjeteve turke të ar matosura dhe ra ketave antit ank janë caktuar për drejtimin turk të kësaj koma nde.

Kjo ko mandë gatishmërie u themelua në vitin 2014 në një samit të NATO-s në Britani, në përgjigje të ndryshimit të mjedisit të si gurisë, të tilla si aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe tr azirat në Lindjen e Mesme. /abcnews.al