Makina të shtrenjta dhe foto nga bare të ndryshme, Dijonis Biba padyshim që nuk e ka pro blem të tregojë stilin e tij të jetës. Por mburrjet e reperit shqiptar nuk ndalen këtu. Biba i cili është vetëm 20 vjeç ka përdorur ‘video udhëzuese’ në YouTube për t’u mburrur me njohuritë e tij se si të futet ile galisht në Britani. Videot e tij, të cilët janë parë më shumë se 100,000 herë, përfshijnë këshilla për përdorimin e letërnjoftimeve të rreme, aeroporte ku këto dokumente false nuk do të zbulohen dhe pretendimin e azilit. Ai ësrhtë me origjinë nga Shqipëia e Veriut dhe ka shumë ndjekës nga vendlindja e tij në rrjetet sociale.

Çdo natë Biba zhvillon biseda në internet ku përshkruan hapur se si ai erdhi në Britani il egalisht dhe do të largohej nëse zbulohej. Në një video, e regjistruar fillimisht në llogarinë e tij në Instagram dhe më pas e ripostuar në YouTube, ai përdori një hartë Google për të treguar rrugën që një mik shkoi në Angli duke përdorur një ID të rreme Italiane. Ai tregon udhëtimin nga Shqipëria në Barcelonë dhe më pas me autobus për në një aeroport të vogël spanjoll. Biba tha: ‘Ky aeroport nuk përdoret nga shumë njerëz për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Blini një biletë në internet dhe merrni një taksi për t’ju sjellë në aeroport.

‘Ecni ngadalë ndërsa i afroheni portës së hyrjes dhe përdorni kodin e shiritit të biletave në telefon. Pastaj ecni te kontrolli në skaner. Pastaj shkoni në vendin më të rëndësishëm ku duhet të tregoni ID-në tuaj.Duhet të buzëqeshësh si një djalë italian. Në këtë aeroport ID-ja juaj do të tregohet si e vërtetë pavarësisht se ajo është e falsifikuar”, thotë ai.

Video, e postuar në 17 maj, ka grumbulluar më shumë se 70,000 shikime. Në një video nga shtatori i vitit të kaluar, e cila është shikuar 30,000 herë, ai përshkroi se si të përdoret Irlanda si një derë e pasme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur kartat e rreme të identitetit rumune.

‘Merrni karta false dhe nisuni nga Spanja për të mberritur në Dublin. Kur të arrini në Dublin për të kërkuar azil, atëherë ju merrni një letërnjoftim tjetër të rremë që ju kushton 300 euro dhe avionin për në Londër. ‘

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga një shikues, Biba shpjegoi se ai ishte në Londër megjithëse po mendonte të kthehej në Francë. Ai tha se e mori pasaportën e tij të rreme rumune nga një mik.Dhe kur një shikues pyeti nëse do të kapej, reperi tha se ai do të dëbohej përsëri në Dublin, ku ata morën shenjat e gishtave kur ai mbërriti.