Burrë e grua kanë h umbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier, pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.
Mjeti tip “Toyota Corolla” me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” dhe si pasojë ka përfunduar në një kanal me ujë. Fatk eqësisht burrë e grua, ende të paidentifikuar, kanë mbetur të bll okuar dhe kanë h umbur jetën.
Një banor i zonës ka treguar momentin kur ka nxjerr me zetor makinën nga kanali me ujë, por fatke qësisht dy personat që udhëtonin me të kishin ndërruar jetë pasi ishin mb ytur.
“Më mori në telefon një Bujar Troka këtu. Më tha hajde me sekonda se është mb ytur një makinë. Ndeza zetorin dhe vij brenda 10 minutave këtu te vendi i ngjarjes. Takoj një Haki, nuk e di ca mbiemri ka. Ku është makina i thash, ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë, janë brenda tha ai. Në këtë unë marr papagallin e zetorit, i futem te xhami i mbrasëm, e godas dhe i nxjerr personat. I vë litarin makinës dhe e nxjerr lartë, personat ishin mb ytur.
Kur Hakiu ishte këtu, po shikonte që donin të dilnin nga xhami i mbrasëm dhe i binin xhamit. I thash pse s’more një gur që ta th yeje që të dilnin”, u shpreh banori.