Konkurrentët e “Përputhen” ishin të ftuar këtë të diel në “E diell”, ku zbuluan prapaskenat e emisionit dhe treguan më shumë për veten.
E ftuar ishte edhe Melisa, e cila ka jetuar në Itali dhe gjatë programit u pyet nga Ervin Kurti sesi janë djemtë shqiptarë në raport me italianët.
“Është një shprehje që thotë vaj medet”, u përgjigj Melisa.
“Janë më të egër shqiptarët. Italianët janë mendjehapur, por janë shumë të butë për femrat shqiptare”, ndërhyri Erjola.
“Jo varet, nuk janë vetëm të butë italianët”, i tha Melisa.
“Si karakter”, ia ktheu Erjola duke shkaktuar të qeshura.