Ai thotë se personat jashtë Shqipërisë i dhanë vendit gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës.

“Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrsesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”, shkruan Rama.

Ndërsa në videomesazh shkruhet se emigrantët kanë ruajtur vlerat e kombit, duke përçuar trashëgiminë historike.

Ne jemi diaspora shqiptare, një popull i shpërndarë ndër shekuj, origjina e së cilit ka një magji gjeografike. Kemi ruajtur vlerat e kombit, duke përçuar trashëgiminë historike. Fanatikë të thesareve tona kulturore, zakoneve e traditave të këtij vendi, jemi mbledhur të kujtojmë se çfarë na bashkon e të kuptojmë se distanca i ka rrënjët e cekëta. I kemi dhënë forcë gjuhës shqipe, si pushteti i përjetshëm për kombin tonë. Besojmë fort se bashkëpunimi dhe solidarizimi mbarëshqiptarë është suksesplotë e shpresëdhënës. Kemi folur e shkruar me gjuhën e dashurisë, duke nxitur politika ndërveprimi e fuqizuar marrëdhënie përtej kufijve. Kemi marrë vendime me rëndësi për vepra të mëdha e nuk ndalemi së punuari për një të ardhmen dinjitoze mbarëkombëtare. Kemi vlerësuar ndihmën dhe përkrahjen me besimin te integriteti i burrave dhe grave të mençur të këtij populli. I kemi dhënë udhë ambicieve politike, shoqërore e kulturore me mendje dhe inovacion dhe zemrën në traditë. Na pret një rrugë e gjatë por e ndritur. Ecim të bindur e me shpresë në kapitalin më të çmuar të Shqipërisë, shqiptarët”, thuhet në videomesazh.


.