Visjan Ukcenaj është një nga aktorët e humorit më të dashur në vend.
Që prej fillimeve të karrierës në televizion ai ka qenë pjesë e stafit të “Klanifornia” dhe nuk ka preferuar të lëvizë nga një vend në tjetrin, siç mund të kenë bërë kolegët e tij.
Mirëpo nëse do t’i jepej shansi për një rrogë më të mirë në spektaklin “ríval”, “Portokalli”, ai nuk do të mendohej dy herë për t’u larguar.
Në një intervistë të dhënë për emisionin radiofonik “Pardon my french”, aktori tha se ka vetëm një arsye për të lënë punën e tij aktuale.
“Shumica e aktorëve të humorit kanë dalë nga institucioni “Portokalli” dhe nga një logo dhe mbështetje shumë e madhe që është “Top Channel”. Unë e respektoj shumë “Portokallinë” sepse e kam pëlqyer që prej fillimeve të saj. Por, jam i lumtur edhe që unë dhe Albano Bogdo jemi bërë të famshëm nga jashtë “Portokalli”-së dhe jemi krenarë për këtë gjë sepse çdo gjë e kemi arritur me punë dhe fòrcën tonë.
Unë jam shumë i lumtur me kolegët me të cilët punojmë, por rroga është primare, nëse rroga do të më cénohej do të shkoja në “Portokalli”. Aktorët atje i kam shumë miq dhe kam respekt për ata”, u shpreh Visjani.
Ndër të tjera, Visjani foli për brrylat në profesionin e tij, duke shtuar se ndonëse ka realízuar mbi 40 karaktere të ndryshme, disa njerëz që i cilësoi “pa karakter” mundohen “t’i príshin punë” apo ta “gòdasin pas shpine”, në disa raste edhe sy më sy.
“Thikat në profesionin tonë janë të pashmangshme por në fushën e artit janë gjithmonë të kamùflùara. Duhet të ruheni nga njerëzit që mundohen t’jua fusin thíkën nga para.
Njeriu duhet të ketë gjithmonë një qëllim, të mos ndalet kurrë dhe të mbrojë familjen. Ti mund të ‘hash grùshta’, por e rëndësishme është që të ngríhesh sërish”, u shpreh Visjani.