Sot Ira dhe Gaz Paja festojnë 2 vite martesë e me këtë rast të veçantë sigurisht që nuk ka munguar një surprizë nga aktori shumë i dashur i humorit.

Me rastin e 2-vjetorit të martesës, Gazi i ka bërë Irës një dedikim romantik duke e surprizuar atë.

“Dy vite më parë lidha kurorë me një bjonde. Për këtë brunen po flas. Të dua Ira Seferi me çdo lloj ngjyre”, ka shkruar Gazi.

“Aaa faleminderit për surprizën Aga! Të dua!”, i komenton Ira.