Me rastin e 75-vjetorit të republikës parlamentare të Italisë, ambasadori italian, Fabrizio Bucci, një një organizim të zhvilluar në sheshin Italia në Tiranë, u ndal edhe te kontributi i Shqipërisë për të trajtuar pacientët me COVID , duke dërguar dhjetëra mjekë dhe infermierë në Itali.
Gjatë fjalë së tij, ai tha se nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Shqipërisë në lu ftën kundër pa ndemisë.
“Ne dimë të rezistojmë kur jemi në vështirësi. Edhe historia e këtyre muajve e tregon diçka të tillë, koha e pandemisë. Ne dolëm më të fortë se më parë. Sigurisht që mësuam shumë dhe një nga gjërat që ne zbuluam është rëndësia e të qëndruarit bashkë. Mbase një gjërat e pakta pozitive që mësuam nga kjo gjendje. Kur jemi bashkë bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Sot jemi në shesh pak sepse ende nuk e kemi munduar armikun e vogël të padukshëm, siç e quan miku ynë Edi Rama. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne vitin e kaluar, kur na solli mjekë dhe infermierë, vëllezër e motra shqiptarë, për të na ndihmuar në luf tën kundër këtë virusi. Sot festojmë në ‘Sheshin Italia’, kështu që një shesh dyfish i rëndësishëm sot. Sot do të zbulojmë plakën e emërton. Në këto vite kemi bërë hapa të rëndësishëm së bashku, Italia dhe Shqipëria. Por duhet të shikojmë përpara sepse na presin gjëra shumë të rëndësishme përpara”.