Juristja shumë e dashur për shqiptarët Eni Çobani feston ditëlindjen. Në ditën e saj më speciale, nuk ka munguar një urim, por edhe një surprizë nga Ardit Gjebrea, një nga miqtë e saj më të mirë, që prej vitesh bashkëpunon në rubrikën “Shihemi në gjyq”.
Arditi e ka surprizuar Enin me një tortë dizenjuar me peshoren dhe çekiçin, dy simbole të drejtësisë dhe i ka kushtuar disa fjalë.
“Tashmë jemi një familje dhe shumë dashuri për ty. Ditë të bekuara paç në jetë dhe vetëm gëzime. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Arditi.
Ndërsa Eni ka postuar edhe një foto tjetër nga surpriza duke e falenderuar Arditin.