Në postimet e fundit të moderatores Arbana Osmani, shohim se po shijon disa momente të ngrohta familjare në shtëpinë e re. Gjatë periudhës kur Arbana solli në jetë Diellin, partneri i saj Eduart Grishaj, ndodhej në Bogë, nga ku postonte foto të një shtëpie që po ndërtohej.
“Po bëhet gati shtëpia e princeshës”, shkruante ai dhe më vonë Arbana zbuloi se shtëpia ishte për të dhe kishte qenë ëndrra e saj.
Shtëpia e saj prej druri ka ruajtur stilin e shtëpive të vjetra të këtij fshati, me çatinë e pjerrët, e bërë enkas për dëborën e madhe.
“Nuk besoj se ka ndihmë më të madhe se të ndërtoj shtëpinë time këtu, dhe nuk kam pse të reklamoj shtëpinë time se nuk e jap me qera. Çdo foto imja e bërë në natyrën e këtij vendi është me tag dhe location. Le mos të bëjmë polemikë aty ku nuk ka vend. Tung”, shkruan Arbana, pas një komenti të ndjekëses së saj, e cila i sugjeron të promovoj vendin.
Për Arbanën rëndësia e këtij vendi bëhet më e madhe edhe për shkak të origjinës së partnerit të saj.