Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte sot me babanë e të ndjerit Klodian Rasha ku mbollën një pemë ulliri në Parkun “Europa”.
Qazimi ka falënderuar Veliajn për mbështetjen që i ka dhënë në të gjitha ditët pas v de kjes së djalit të tij. Ndërsa Veliaj u shpreh se është baba vetë dhe e di se çfarë do të thotë dhimbja për fëmijën.
“Me Qazimin, babain fisnik të Klodian Rashës, e shumë të afërm e miq të familjes, mbollëm një pemë ulliri në Parkun “Europa”, simbol i paqes dhe i vazhdimësisë. I jam mirënjohës familjes Rasha, e cila pavarësisht dhimbjes së madhe, diti të japë mesazhe bashkimi për të mirën e qytetit”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë se Klodian Rasha u v ra pak metra larg shtëpisë së tij nga një po lic në orët e para të 8 dhjetorit të vitit që lamë pas.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur