Tea dhe Andi dolën nga Për’puthen si çift i përputhur që do të vazhdojë marrëdhënien jashtë emisionit.
“U përputha me Andin”, shkruan Tea poshtë fotos që postoi në Facebook. Çifti ka qenë më i përfoluri dhe i preferuari i publikut që prej nisjes së sezonit të dytë të “Për’puthen”.
Të dielën, gjatë “Për’puthen Prime”, të dy deklaruan se u përputhën duke dalë nga studio me ceremoni, pasi shpërndanë llokume për konkurentët e tjerë.
Megjithatë, akuzat se dy konkurentët po aktronin me njëri-tjetrin dhe se nuk kishte kimi midis tyre kanë qenë të vazhdueshme, si nga konkurentët në studio, dhe nga publiku.
Andi ishte i pari konkurent i këtij sezoni që deklaroi se është në program vetëm për një vajzë, Tean. Tea, në atë moment ishte midis Andit dhe Elvisit dhe në fund vendosi se do të vazhdojë njohjen vetëm me Andin.