Edhe pse ishte takimi i dytë mes Sindit dhe Erlindit, ky i fundit nuk ka hezituar të flasë për se ksin në takim, madje duke i thënë asaj se është dominant në krevat. Por, kjo ka ngjallur diskutime në studio, ku Lediana tha se nuk bëhet kjo bisedë, ndërsa djali i ri që hyri në program, Riniani u shpreh se e sheh Sindin shumë të ftohtë.
Pjesë nga biseda:
Erlindi: Nëse ne të dy shohim që nuk ka vazhdimësi, nuk ka tërheqje, duhet të stopohemi. Gjërat më interesante në një lidhje ti bësh në shumë mënyra, ti japësh femrës vëmendje, edhe normalisht se ks të mirë.
Sindi: Pse çfarë do bësh ndryshe nga të tjerët? Çfarë aftësish ke ti? Je eksperimental? Je dominant?
Erlindi: Kam aftësitë e mia. Nuk jam dominant, por në krevat jam.
Debati në studio:
Lediana: Të duket e drejtë të thuash në takim të dytë ato gjëra që the?
Erlindi: Çfarë thashë?
Lediana: Nuk më pëlqeu biseda që bëhet.
Erlindi: Ne e kemi bërë në takim të parë. Ti e ke kompleks të flasësh për sek sin. Ti e ke problem, mos fol.
Sindi: Në momentin që unë se kam problem, është tipi jot që të mos e pranosh. Por është bisedë normale mes dy njerëzve.
Arjani: Ti Erlind, aty u skuqe, Sindit nuk i bëri përshtypje. Bëre sikur e kishe bindur për të gjitha gjërat dhe i kishte mbetur ti tregoje dominancën në krevat.
Riniani: Nuk më pëlqeu takimi. Mu duk si një djalë që pëlqente një vajzë dhe një vajzë që dëgjonte shokun e vet. Nuk pashë ndonjë kimi. Sindi nuk ishte e interesuar. Për mua është më mirë sepse kur kam hyrë, Sindin e kam vënë në pikëpyetje. Akoma nuk di ta lexoj Sindin. Këtu e pashë të ftohtë, nuk e pashë të interesuar, nuk e di pse nuk ia thua.