Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, ku u bë pjesë e një sfide interesante “Jimmy Fallon apo Tony Robbins?”.
“Si Jimmy Fallon dhe një show-man, na thuaj personazhin publik shqiptar që do doje të kishe sërish në program si të ftuar dhe emrin e personzhit publik shqiptar që nuk do e ftoje më kurrë dhe pse?”, ishte pyetja që iu drejtua Ermalit.
Ermali përmendi Bleonën si emrin e personazhit që do donte të kishte sërish në program të ftuar.
Ndërsa personazhin që nuk do e ftonte më kurrë Ermali përmendi Zaiminën, duke ia thënë në sy. Arsyeja ishte sepse Zaimina vonohet shumë kur e fton në emision.