Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut dhe padyshim ky është rasti i një paci enti, i cili po trajtohej në një spital në verilindje të Turqisë, qeni i të cilit priti në hyrje për 6 ditë radhazi, derisa i zoti doli nga spi tali.

Kur Cemal Senturk u transferua me ambu lancë në spi talin Medical Park, në Trabzon, më 14 Janar, qeni i tij Boncuk, u arr atis nga apartamenti dhe e ndoqi atë nga pas. Në hyrje të spit alin priti me durim çdo ditë. Sipas asaj që shkruan CNN, ishte stafi i spitalit që informoi familjen e Senturk për vendndodhjen e qenit.

Ata e morën në shtëpi, por Boncuk ia doli të arratisej sërish dhe u rikthyer tek spitali, çdo ditë. Familja e tij tha se apartamenti ishte afër spitalit megjithatë ata nuk e zbuluan dot kurrë sesi arrinte Boncuk që të dilte nga shtëpia.

Në mënyrë që ta qetësonte dhe ta siguronte që gjithçka shkonte mirë, Senturk, ndonëse i shtruar në spital, komunikonte me qenin e tij nëpërmjet dritares së spitalit. Pavarësisht kësaj, miku i tij me 4 këmbë vijoi të qëndronte jashtë derës derisa i zoti la spitalin./tvklan.al