Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëza konshëm për organizmin. Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luf. tojnë sëm. undjet dhe mbrojnë organet prej tyre.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.
Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e ne vojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.
Në të njëjtën sasi mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të do zës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.
Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Kjo vitaminë e mban lëkurën të shëndetshme, forcon imunitetin dhe mbron shikimin.
Për më tepër, lakra e kuqe ka dyfishin e hekurit që ofron lakra e bardhë.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni tre receta të rëndësishme të lëngjeve me bazë të lakrës së kuqe, të cilat ju ndihmojnë për mbrojtjen e veshkave, pastrimin e mëlçisë dhe sistemin tretës.
Për Pastrimin E Mëlçisë. Për të marrë një do. zë të lartë antioksidantësh kun dër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, AgroWeb.org rekomandon recetën e mëposhtme:
Përbërësit:
Gjysma e një lakre të kuqe të përmasave mesatare,
Një panxhar mesatar,
Kokrrat e një shege,
Një copë e vogël xhenxhefili e qëruar.
Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë.
Për Shëndetin E Veshkave.
Përbërësit: 1 tufë me kopër
Gjysëm molle jeshile,3 gota uji me lakër të kuqe të grirë. Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe pijeni rregullisht. Lëngu I Lakrës Së Kuqe Për Tretjen.
Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes. Për të marrë përfitimet e saj ndiqni recetën e mëposhtme:
Përbërësit: 2 gota uji me lakër të kuqe të grirë, 3 kërcenj selinoje.
Gjysma e një limoni me gjithë lëkurë. Gjysma e një molle jeshile. Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtrydhësen e frutave.
Lëngun pijeni menjëherë. Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës.
Nga secili prej lëngjeve mund të pini një gotë në ditë për rreth 2 javë e ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme./kosova.info