Pak kohë më parë, Andi dhe Tea deklaruan se janë në “Përputhen” vetëm për njëri-tjetrin. Nisur nga kjo, produksioni iu mundësoi disa privilegje, të tilla si: komunikim në rrjete sociale si dhe takime jashtë programit.
Së fundmi, Andi ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, me Genta Hodon dhe Elios Shulin. Ai ka treguar se gjërat mes tij dhe Teas po ecin në rrugën e duhur dhe uron që të fejohen sa më shpejt.
“Jemi në rrugën e duhur për t’u përputhur. Komunikojmë, nishanet nuk i kemi shkëmbyer akoma, po uroj t’i shkëmbejmë sa më shpejt”, tha konkurrenti.