Mbremjen e sotme Arbri i ka habitur të gjithë konkurrentët kur deklaroi se Ana i ka thënë se do të dali nga emisioni çift me të. Ai tha se një deklaratë të tillë, Ana ja kishte bërë kur ishin të ftuar në emisionin e Luanës, në momentin kur ata po vallëzonin bashkë, ndërsa shtoi se po të njëjtën gjë ja kishte kërkuar edhe pas emisionit, kur ai po e shoqëronte në shtëpi me makinën e tij.
Por, Ana nuk e pranoi një gjë të tillë, ndërsa iu përgjigj ashpër duke i thënë “Të të vij turp” dhe e parë me inat. Ndërkohë, Arbri pas sjelljes së Anës tha se ajo kërkon të tërheqë vëmendjen.
Pjesë nga debati:
Arbri: Më ke thënë “kam siguri, dua siguri nga ana jote, dua të dal çift me ty”
Ana: Je i sigurt që t’i kam thënë unë këto fjalë?
Arbri: Po mi ke thënë.
Ana: Të të vijë turp!
Arbri: Nuk më vjen turp fare!
Ana: I nxjerr këto se unë nuk të zgjodha ty?
Arbri: Mohoje po të duash, ku dolëm në kërcim kur ishim te Luana Vjollca, çfarë më ke thënë në vesh?
Ana: Unë nuk mohoj diçka që nuk kam thënë.
Arbri: Nuk të le të më përdorësh. Në kërcim, ajo mu afrua dhe më tha “dua të dal çift me ty, ti a e pranon?”. Unë i thash që do vazhdojmë takimet. Ma tha dhe kur e shoqërova për në shtëpi me makinë.
Ana: Kur meshkujt nuk marrin atë gjë që duan… nuk e kam thënë. Unë i kam thënë që “mua më pëlqen që kemi kimi bashkë”, por kur unë e lash dhe nuk e zgjodha në takim, po prisja një shenjë xhelozie.
Arbri: E ke bërë për të tërhequr vëmendje.
Ana: Unë nuk kam nevojë të bëj asgjë për të tërhequr vëmendje.