Është një nga ditët më të ftohta të këtij dimri, por pavarësisht temperaturave të ulëta, një grup durrsakësh nuk e kanë shmangur as këtë të diel larjen në det.
Të tjerë kanë shijuar lojërat sportive në rërë, ndërsa shumica shëtitjet buzë detit.
”Kemi dalë për ajër të pastër. Pensionistë jemi. Na bën mirë shumë. Në shtëpi ishte më ftohtë këtu nuk e ndjejmë.”
”Një xhiro bregut detit me pak diell për ta pasur më ndryshe fundjavën. Çlodhje. Qetësi. Ajër i pastër.”
”Kënaqësi. Pas koronës, dielli na bën shumë mirë. Kënaqësi. Na jep frymë shëndet. E kemi shumë të nevojshme sidomos në këto ditë të vështira.”
”Ne përditë e shijojmë. Po dhe duhet ky të ftohti. Ka nevojë.”
”Ditë e bukur. Mirë për të bërë xhiro anës detit”, shprehen qytetarët për Top Channel.