Mes hyrjeve të reja në “Përputhen”, pikasi Andi Artani, 24-vjeçari me origjinë nga Kosova, jeta e të cilit u zhvillua mes Kosovës dhe Nju Jorkut në Amerikë. Andi u shpreh se është i interesuar për Tean, të cilën duket se e njeh para se të hynte në program.
“Doja të bëhesha pjesë e këtij programi për tre arsye. Fakti i parë që është në Shqipëri dhe e dua shumë Shqipërinë. E ndjej veten si në shtëpinë time të dytë. Arsye e dytë është me ju tregu disa çunave këtu se si duhet të sillesh me vajzat. Arsye e tretë është për të parë se cila nga gocat është e zonja t’ma rrëmbejë zemrën. Për t’i takuar kam qejf të gjitha. Por kam veçuar Anën dhe Tea. Dhe po më vjen keq që nuk është Armandi këtu se i kisha bërë ca debate më të”, tha Andi.
Por fotografia e festës së këngëtarit shqiptar, Ardit Çuni nxjerr zbuluar se Tea dhe Melisa kanë qenë në ditëlindjen ku ishte i ftuar dhe Andi 2.
Ende nuk dihet nëse kanë pasur kontakt gjatë festës. Pritet që e vërteta të sqarohet në puntatën e radhës të “Për’Puthen” në Top Channel.