Të ftuar në studion e “Historia ime” në Tv Klan, kanë qenë Vera Marku dhe djali i saj 6-vjeçar Marseli pas operacionit që ai bëri në kafkë. Këtë operacion ia mundësoi “Historia ime” dhe “Fundjava ndryshe” ku i siguruan paratë e nevojshme nga donatorë të ndryshme. Historia e Marselit është trajtuar në muajin Nëntor të 2020 dhe menjëherë pas përfundimit të emisionit “Historia ime”, nisën të mblidheshin lekët që 6-vjeçarit i nevojiteshin.
Opera cioni u Marselit shkoi shumë mirë dhe pasi mori veten, ai erdhi në studio dhe ka lexuar një letër që e ka shkruar për stafin e emisionit, “Fundjavës Ndryshe” dhe mjekët që janë kujdesur për të gjatë gjithë kësaj kohe. Ajo që ra më shumë në sy ishte shkathtësia dhe çiltërsia e tij. Ai ishte mjaft pozitiv në studio ku nuk kanë munguar as të qeshurat dhe shakatë me moderatoren Mirela Milori.
Kur u bë publike në muajin Nëntor pr oblemi i Marselit nga nëna e tij Vera, Mirela Milori ftoi në studio djalin e vogël i cili ishte i buzëqeshur dhe mjaft i ëmbël. Për ta bërë të ndihet më komod Mirela i tha gazetares që t’i japë një ëmbëlsirë djalit tek klubi i Klanit, por djali kërkoi byrek me gjizë dhe akullore. Kërkesa e Marselit e ka bërë Mirelën të qeshë në studio, ku u shpreh se tek klubi i Klanit nuk ka, por do ia mundësonte këtë kërkesë.
Moderatorja e ka mbajtur fjalën dhe ditën e sotme në studio i solli një pjatë plot me byrek me gjizë dhe djali i lumtur, direkt e mori një copë dhe filloi ta hajë. Nëna e tij shprehet se byreku me gjizë është e preferuara e Marselit. Për të marrë këtë moment kaq të bukur ndiqni videon në Youtube. /tvklan.al