Ndërsa pini çajin tuaj të preferuar, kujtohuni mos t’a hidhni bustinën e përdorur. Dhe në rast se nuk e përdorni atë, mos hidhni gjethet e çajit, pasi mund t’i rishfrytëzoni edhe më tepër.
Një nga këshillat më të vlefshme të përdorimit të bustinave është shfryrja e syve, mjafton ti fusni në ujë me akull ose mjaft t’i ruani në frigorifer, sidomos ato të çajit jeshil për një minutë, më pas vendosini në sy dhe mbajini për pak minuta.
Efekti do të jetë i menjëhershëm. Funksionojnë dhe si trajtim antirrudhë sepse ndërsa lëshojnë lëshojnë taninë qetësojnë lëkurën dhe sytë.
Një tjetër mënyrë është të fusësh në ujë të ngrohtë shumë bustina çaji dhe ta përdorësh si shlodhës për këmbët dhe heqjen e aromës së pakëndshme.
Nëse u pëlqen shumë çaji jeshil dhe keni disa bustina mbajini veçmas nga të tjerat për të bërë një përzierje me disa pika limon. Do të përgatisni një tonik perfekt për t’i dhënë dritë fytyrës.
Në rast se u pëlqen çaji i zi, ose i errët, mund të përgatisni një përzierje tjetër duke i shtuar rozmarinë dhe sherebelë (në çdo 4 bustina, një lugë nga çdo bimë) dhe lërini të përzihen me njëri-tjetrin një natë.
Këtë masë mund ta përdorni për të mbuluar flokët e bardhë në mënyrë natyrale pas larjes me shampo. Mos e lani më pas.
Shumë efikase për t’u vendosur mbi lythat për ti larguar ato, ose së paku për t’i reduktuar. Mjaft ta fusësh bustinën e përdorur në ujë të ngrohtë dhe ta aplikosh mbi lyth.
Mbani gjithmonë një bustinë në frigorifer nëse bashkëshorti juaj pritet ndërsa rruhet, pasi shndërrohet në një izo lues të mirë sapo laget. E shkëlqyer dhe për dje. giet si nga dielli apo inc. ide.ntet në kuzhinë, bustinat e përdorura të çajit, të ftohta dhe të lagura japin një ndjenjë lehtësimi të menjëhershëm.
Një mënyrë tjetër përdorimi mund të jetë aromatizimi. Disa bustina të lënë në katet e frigoriferit thithin aromat e pakëndshme.
Nëse pini çajra shumë aromatikë si me vanilje, fruta pylli etj. mund ti nxirrni nga bustina ti hidhni në një qese dhe ti lini të thahen. Sapo të jenë tharë tamam mund të bëni qeska të vogla aromatike për dollapët tuaj.
Gjithashtu nëse keni shumë bustina të përdorura mund t’i zhysni në disa litra ujë të ngrohtë dhe sapo të ftohet mund të lani dyshemenë dhe dritaret. Çaji i zi përshembull është i shkëlqyer për të pastruar mobiljet e errëta të drurit.