Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Korçës. Kjo është bora e parë që bie në qytet për këtë vit.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Ledjona Xheladinaj se aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve në akset nacionale rrugore.

Firmat kontraktore janë në gatishmëri për pastrimin e rrugëve nga bora. Sipas meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e natës, prandaj autoritetet kanë rekomanduar drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë./mv.abcnews.al

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur