Meryem Uzerli, e cila njihet për rolin e “Hyrremit”, në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, do të bëhet nënë për herë të dytë.
Meryem është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe ka vendosur që të realizojë një set fotografish me barkun e rrumbullakosur.
Aktorja 37-vjeçare ka pozuar e veshur me një pelerinë tyli ngjyrë vishnje teksa ka vënë në pah barkun.
Meryem është nënë e një vajze 7 vjeç me emrin Lara. Ajo e ka ruajtur shumë hermetike jetën private vitet e fundit dhe e ka mbajtur sekret partnerin e saj.
Megjithatë së fundmi në një intervistë, Meryem ka treguar se partneri është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj.