Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri beson se skuadra e tij është fizikisht dhe mentalisht e lodhur, pas disfatës befasuese kundër Udineses në Serie A, të enjten.

Juventusi e kishte mundësinë ta fitonte titullin e nëntë
radhazi të Serisë A të njëjtën, pasi që skuadra e Sarrit ishte e vetëdijshme se
një fitore do t’ia siguronte edhe matematikisht trofeun, transmeton Gazeta
Express.

Pasi Matthijs de Ligt e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes për
ta kaluar në epërsi Juventusin, Udinese u kthye fuqishëm në pjesën e dytë duke
i shënuar dy gola për ta siguruar fitoren, përmes golave të Ilija Nestorovskit
dhe Seko Fofanas.

“Në këtë periudhë ne jemi fizikisht dhe mentalisht të lodhur
dhe ky është një problem me të cilin po përballemi të gjithë”, tha trajneri i
Juventusit pas disfatës.

“Për këtë arsye, të jesh agresic bën që ti edhe të lodhësh më
shumë dhe, pikërisht atëherë kur ka më së shumti rëndësi, ti lodhesh më shumë për
shkak se inercia e ndeshjes ndryshon shumë lehtë”, ka thënë Sarri.

“Është e vështirë ta mbash rrjedhën e ndeshjes vazhdimisht
njëjtë dhe nganjëherë, si sot, ti thjesht e humb atë”. /Gazeta Express/