Milani është klubi i parë që nga Barcelona e vitit 1948 që shënon së paku dy gola në 16 ndeshje kampionale radhazi brenda një viti kalendarik.
Rossonerët triumfuan ndaj Lazios me rezultat 3-2 në San Siro, falë golit të Theo Hernandez në minutat shtesë që i përforcoi në krye të tabelës së Serie A.
Ante Rebic e Hakan Calhanoglu i kishin realizuar dy golat që e shkruan në librat e historisë këtë skuadër të Milanit, derisa Luis Alberto dhe Ciro Immobile ishin golashënuesit e Biancocelestëve.
Në bazë të statistikave, kuqezinjtë kanë shënuar së paku dy gola në 16 ndeshjet e fundit në Serie A.
Njëherësh, Milani është skuadra e vetme e pamposhtur në pesë ligat kryesore evropiane në sezonin 2020/2021 (meqë Juventusi pësoi humbjen e parë nga Fiorentina).