Chelsea dhe Manchester City pritet të bashkohen me Real Madridin dhe Manchester Unitedin në kërkimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
City dëshiron të sjellë një sulmues të ri për të zëvendësuar Sergio Agueron dhe nuk thuhet më të ketë besim se Gabriel Jesus është njeriu që do të pasojë argjentinasin.
Sidoqoftë, ata me sa duket besojnë se Haaland është. Përkrah Kylian Mbappe dhe Lautaro Martinez ai është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.
Mbappe thuhet të jetë objektivi numër një i Real Madridit këtë verë ndërsa Martinez po shikohet në Barcelona. Të dy klubet kanë qenë gjithashtu të lidhur me Haaland, por potenciali më i fortë për të bërë një marrëveshje duket se buron nga Anglia dhe Liga Premier.
City tashmë ka një lidhje me Haaland. Babai i tij, Alf-Inge, ka luajtur për klubin nga Etihad për tre vjet dhe Haaland është fotografuar i veshur me fanellën e tyre si fëmijë. Ata janë në vendin më të mirë, por Chelsea gjithashtu thuhet se është shumë i interesuar për transferimin.
Haaland është rehat në Dortmund, por është i hapur për të bërë një lëvizje të madhe në verën e vitit 2021.
Çmimi i kërkuar mendohet të jetë mbi 100 milionë euro, por mendohet që një klauzolë lirimi prej vetëm 75 milionë euro të gjallërohet në verën e vitit 2022.
Sulmuesi norvegjez është një shënues i lindur. Ai ka shënuar 82 gola në elitë që nga debutimi i tij në vitin 2017 dhe këtë sezon ka regjistruar 17 gola dhe tre asistime në vetëm 14 ndeshje për klubin gjerman.