Ishte pikërisht CR7 që spikati në këtë përballje më një dygolësh, si për të thënë se gabimi përballë Gollinit ishte rastësi. “Ylli” portugez me këto finalizime arrin kuotën e 12 golave në Serinë A, dy më shumë se Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.

Golin e parë të takimit e shënoi Kulusevski në minutën e 23-të, ndërsa tri minuta më vonë Ronaldo bëri një nga fluturimet e tij, duke shënuar me kokë i shërbyer nga Morata.

5 herë fituesi i Topit të Artë e shënoi të dytin personal sapo nisi pjesa e dytë, këtë radhë i shërbyer nga Ramsey, ndërsa llogaritë me Parmën i mbylli Alvaro Morata, pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.


.