Arsenal pret në shtëpi skuadrën e Southampton-it, e cila është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë sezon, kurse në anën tjetër, Arsenal po përjeton sezonin më të dobët që nga viti 1981/82 dhe do të hyjë në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm për të arkëtuar tre pikë të plota.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Leicester City-t dhe Everton-it. Leicester e gjen veten në pozitën e tretë, me tetë fitore dhe katër humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 24 pikë, kurse skuadra e teknikut Ancelotti pozicionohet në të tetit në tabelë, me gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje, duke mbledhur gjithsej 20 pikë të plota.
Ndeshja e fundit dhe ajo më interesante në këtë program do t’u takojë Liverpool-it dhe Tottenham-it. Të dy skuadrat gjenden në kuotën e 25 pikëve, ku kanë regjistruar nga shtatë fitore, katër barazime dhe nga një humbje, duke u pozicionuar në krye të tabelës, respektivisht Tottenham në të parën e Liverpool në të dytën.
Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
19:00 Arsenal (15) – Southampton (4) (Stadiumi Emirates)
19:00 Leeds United (14) – Newcastle United (13) (Stadiumi Elland Road)
19:00 Leicester City (3) – Everton (8) (Stadiumi King Power)
21:00 Fulham (18) – Brighton (16) (Stadiumi Craven Cottage)
21:00 Liverpool (2) – Tottenham Hotspur (1) (Stadiumi Anfield Road)
21:00 West Ham United (7) – Crystal Palace (12) (Stadiumi London)
.