Automobilistët e Kosovës këtë fundjavë do ta kalojnë në
kryeqytet, saktësisht në shtegun e Grashticës, ku do të mbahet gara e dytë e
disiplinës malore për kampionatin e sivjetmë.

Prishtina Racing Team në bashkëpunim me Federatën e Auto
Sportit të Kosovës i kanë marrë të gjitha masat për organizim sa më të mirë të
garës.

Vozitja e parë testuese është paraparë të kryhet të
shtunën në orën 13:00, ndërsa e dyta 30 minuta pas përfundimit të garës së
parës. Ndërsa, të dielën gara zyrtarisht fillon në ora 12:00.

“FASK në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës dhe
institucionet tjera relevante kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët,
të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë në atë pjesë, pasi rruga do të jetë e
mbyllur në intervale të caktuara kohore, por që do që sipas mundësive, pritjet
e tyre do të jenë sa më të shkurtra”, thuhet në njoftimin e federatës.