Ylli i NBA dhe Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, e ka pranuar se kishte gënjyer kur kishte thënë se nuk ka kosh për të ushtruar basketboll gjatë karantinës, pas ndërprerjes së sezonit dhe stërvitjeve në NBA.
Në prill, kur sezoni i NBA ishte pezulluar shkaku i përhapjes
së koronavirusit në botë dhe lojtarët ishin vetëizoluar nëpër shtëpitë e tyre,
Giannis Antetokounmpo kishte thënë se ai nuk po ka mundësi të stërvitet ashtu
siç duhet, transmeton Gazeta Express.
“Unë nuk kam qasje në kosh. Shumë prej lojtarëve të NBA kanë
fusha në shtëpitë e tyre, ndërsa unë vetëm mund të bëj stërvitje në kushte shtëpie,
por s’mund të luaj basketboll”, kishte thënë Giannis.
Megjithatë, tani vetë greku e ka zbuluar se ai kishte
tentuar thjesht t’i mashtrojë kundërshtarët e tij.
Antetokoumpo e zbuloi gënjeshtrën e vet të martën, përderisa
po bisedonte me gazetarë në NBA Bubble
në kompleksin Walt Disney World në Orlando, ku po qëndrojnë të gjithë lojtarët
dhe stafet e klubeve deri në fund të sezonit.
“Ata që menduan se unë nuk kam qasje në një fitness me të
gjitha pajisjet, nuk më njeh mua aspak. Kështu që unë thjesht e thash atë në
tentim për të dalë pak përpara konkurrencës”, ka thënë Antetokounmpo.
Ylli i Bucks ka mesatare prej 29.6 pikësh dhe 13.7 kërcimesh
për ndeshje gjatë këtij sezoni në NBA, përderisa skuadra e tij e mban rekordin
më të mirë në ligë me 53 fitore dhe 12 humbje. /Gazeta Express/