Një javë më parë edhe në Shqipëri nisi spektakli më i njohur i vallëzimit në botë “Dancin With the Stars”.

Në mesin e konkurrentëve këtë vit është edhe Megi Pojani e cila po e sfidon vetën për herë të parë edhe në këtë fushë, performanca e saj në javë e parë u prit mirë teksa ajo duke në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Ndërkohë, kur sonte (e premte) mbahet java e dytë më radhë, bukuroshja shqiptare ka bërë një paralajmërim për ndjekësit e saj në Instagram, “Mprehim këmbët dhe gjuhën sot për çdo rast”, ka shkruar Megi në mbishkrimin e disa imazhe të shkëputura nga performanca e saj.

Ndryshe, kujtojmë që edicioni i këtij viti është nën moderimin e prezantuese Bora Zemani teksa në mesin e pjesëmarrësve janë edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, Elona Duro, Elhaida Dani, Ardit Cuni dhe të tjerë. /Telegrafi/

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur