Ndonëse tashmë është një mami, ajo sërish është më në formë se kurrë.

Bëhet fjalë për Klea Hutën e cila kurdoherë tërheq vëmendje me fizikun e saj të rregullt, moderatorja është shumë aktive në instagram, ku nuk mungojnë edhe fotot tërheqëse të saj së fundmi ajo ka shfrytëzuar ashensorin për të bërë një video të dukjes së saj për ditën e sotme.

Ndonëse me xhinse dhe bluzë të bardhë të thjeshtë, Klea Huta duket shumë bukur. Moderatorja ka treguar me krenari barkun e saj të sheshtë.

Sakaq kujtojmë që Elgit Doda dhe Klea Huta u martuan në fshehtësi të plotë në fillim të 2020 ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech ndërkohë po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit./Panorama/