Ilir Shaqiri ka organizuar dasmë madhështore, me këtë rast ai ka falënderuar të gjithë të ftuarit që ishin të pranishëm.
Në dasmë u festua edhe ditëlindja e bashkëshortes së balerinit, ndërsa të shumtë kanë qenë të ftuarit VIP.
Përmes një postimi në “Instagram”, me një video romantike, balerini u shpreh se dhurata më e bukur që mori nga ata që pranuan ftesë, ishte pjesëmarrja e tyre.
“Ka momente në jetë ku dhurata më e bukur që mund të të bëhet është të jesh prezent, do martohemi dhe 100 herë të tjera vetëm që t’ju kemi të gjithëve përsëri së bashku, faleminderit nga zemra! Emanuela dhe Ilir”, shkroi fituesi i “Big Brother VIP”./Indeksonline/