Duket se më nuk ka asnjë shpresë sa i përket raportit Donald-Trixa që jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk zgjati as 48 orë.
Ditën e djeshme aktori ndoqi veprimin e këngëtares e cila para disa ditësh e hoqi nga rrjetet sociale duke mos e ndjekur më në Instagram.
Jo vetëm kaq.
Teksa është jashtë shtetit me vëllain Romeon, Donaldi e ka ‘spastruar’ Instagramin e tij nga të gjitha postimet me Trixën të cilat ishin hedhur nga Romeo përgjatë kohës sa ai ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Mirëpo, njëjtë nuk ka vepruar me postimet që ndërlidhen me Borën.
Video e takimit të famshëm që theu rekorde audience është ende aty, e paprekur.