Sonte po transmetohet puntata e dytë e “Post Big Brother Vip” në Top Channel, emisioni sonte vazhdoi aty ku mbeti të martën, me protagoniste Fifin.
Episodin e kaluar Fifi debatoi me tone të larta me Arditin, Arjolën, Ilirin e Einxhelin, ndërsa sonte me rastin e transmetimit të pamjeve kur Fifit i ka rënë të fikët gjatë spektaklit para disa muajsh, bëri që këngëtarja të mos ndihet mirë.
Fifi u largua nga studio sepse u bë keq dhe nuk arriti ta përballonte më presionin e debatit.
Ajo që reagoi ishte Monika e cila kërkoi të mos diskutohet më ngjarja e Fifit, derisa pati kundërshtime të ashpra nga Einxhel e cila tha se “mendimin tim për ngjarjet nuk ma ndalon askush!”./Lajmi.net/