Prej disa javësh, Fifi ka pranuar publikisht lidhjen e saj me Adis Patushin. Për këtë gjë është pyetur edhe mikesha e saj më e mirë, Monika Lubonja, e cila la shtëpinë e “Big Brother VIP”. E ftuar në “Shqipëria Live”, aktorja tha se është lumturuar shumë kur mori vesh për lidhjen e re të Fifit. Monika tregoi gjithashtu edhe disa nga këshillat që i ka dhënë të dashurit të këngëtares, në lidhje me të. “Unë e di që Fifi ka një të dashur, e takova, u lumturova shumë dhe i kam thënë ke vajzën më të mrekullueshme në krah, por të lutem kujdes sepse bota që ka kjo vajzë është botë delikate, kuptoja botën e madhe artistike që ka Fifi, unë ia dhashë këshillat dhëndrit, më ka përqafuar shumë dhe më ka thënë faleminderit, dhe unë sot pasi të dal do të bëj telefonatën e radhës me Fifin”, u shpreh Lubonja. Kujtojmë që vajzat u lidhën shumë me njëra-tjetrën në shtëpinë e famshme dhe premtuan që miqësinë e tyre do ta vazhdonin edhe jashtë. Post navigation Einxhel Shkira thyen rekordin botëror të Big Brother, lë pas edhe Janelle Pierzina! “A do doje një burrë nga Kosova?” Beniada na lë pa fjalë me pergjigjen e saj!