Einxhel ka marrë ditën e sotme një surprizë që e ka lënë pa fjalë, një parashutë ka fluturuar mbi shtëpinë e famshme me një dedikim bashkëngjitur me foton e moderatores.

Por parashutisti mbante gjithashtu dhe një arush që më pas e hodhi brenda shtëpisë, kjo ishte një dhuratë e ëmbël që mori nga Dj Dagz, i cili ndodhet jashtë shtëpisë së Big Brother.

Këtë e ka konfirmuar dhe vetë ai pasi ka ndarë një foto ku shihet Einxhel teksa përqafon arushin, Einxhel u emocionua pasi kishte kërkuar prej kohësh një dhuratë nga ai.

Rikujtojmë se moderatorja me Dj-in e njohur kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.