Ilir Shaqiri është një nga konkurrentët më të fortë në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”, i cili na ka emocionuar herë pas here me takimet e tij me vajzën, apo gruan e tij Emanuelën.

Ndërkohë, ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka ndarë disa të pathëna lidhur me qëndrimin dhe mendimet e saj për eksperiencën e Ilirit në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri.

E pyetur se çfarë ishte ajo gjë  Emanuela ka zbuluar për Ilirin gjatë rrugëtimit të tij, që nuk e kishte ditur më parë, ajo është shprehur se i ka bërë shumë përshtypje qetësia e tij.

Ajo tha se nuk e dinte që Iliri gëzonte një qetësi kaq të madhe edhe në momentet e vështira,  Emanuela shtoi gjithashtu se i pëlqente shumë loja e tij, duke treguar ftohtësi dhe inteligjencë në çdo situatë.

“Kam zbuluar që mund të ruajë një qetësi të jashtëzakonshme në situata shumë të vështira mendoja dhe prisja që do të ishte më impulsiv apo më nervoz por përkundrazi, kam zbuluar një qetësi shumë të madhe.

Reagimi i tij më ka pëlqyer shumë sepse ka arritur t’i përballojë gjërat me një inteligjencë që askush nuk e dinte që e kishte në të tilla përmasa.”